Historiania Bullgaro Amerikane, Maria Todorova ka qenë në Akademinë e Shkencave ku mbajti ligjëratën “Studimet ballkanike, historia debatet dhe vendi i Shqipërisë”.
Që në krye ajo tha se nuk është specialiste e Shqipërisë, por kujtoi një takim me Aleks Budën.
“Unë nuk jam specialiste mbi Shqipërinë, por jam e nderuar që më keni ftuar. E kam takuar Aleks Budën në Sofje më 1966. Nga ky takim krijova përshtypjen se shqiptarët janë të gjithë të kultivuar dhe tërheqës ndaj u habita kur vite më vonë hasa në studime paragjykuese për shqiptarët”, tha ajo.
Ajo u ndal në qasjen e historianëve grekë mbi rolin e shqiptarëve në bërjen e kombit grek, ku sipas saj, tashmë po pranohet roli i suliotëve në revolucion helen. Nga ana tjetër ajo tha se Shqipëria e Kosova janë vende optimiste, por nuk komentoi serbët, tensionet në Kosovë dhe as Open Ballkan.