Kalidou Koulibaly u largua nga Chelsea dhe zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite. Në një intervistë të dhënë, mbrojtësi tregoi arsyet e transferimit te Al-Hilal.
“Nuk e mohoj që paratë janë një arsye e fortë pse erdha në Arabi, tani mund të ndihmoj familjen time. Nga prindërit te kushurinjtë, dua që ata të jetojnë mirë. Po ashtu do të mbështes edhe disa aktivitete sociale në Senegal.
Në fshatin e familjes do të ndërtoj një klinikë dhe kam shumë projekte për të ndihmuar të rinjtë. Një tjetër plus për t’u transferuar në Arabi është edhe fakti se bëhet fjalë për një vend musliman, edhe unë jam i kësaj feje”, – Tha ai.
()