Nga Sommer te Lloris, pasuesi i Onanas, Inter mendon për emra “big”

Me Andre Onana-n që është vetëm një hap larg Man.United, në shtëpinë e Interit ka nisur puna për të gjetur një zëvendësues. Marotta po kërkon për një profil me eksperiencë, një portier me personalitet, sigurisht edhe të mos kushtojë shumë. Në tavolinën e drejtorit sportiv për momentin ndodhen tre emra të rëndësishëm: Yann Sommer, Keylor Navas dhe Hugo Lloris.

101611375 819a424e 5b49 4e43 B376 D83775647c7b
101611375 819a424e 5b49 4e43 B376 D83775647c7b

Bayern Munich është gati ta lë të lirë në formë huazimi pasi Neuer është rikuperuar plotësisht. Navas është rikthyer te PSG pasi i përfundoi huazimi, ndërsa ka një kontratë që i përfundon në 2024. Lloris pritet të largohet nga Tottenham këtë verë pavarësisht se ka dhe një vit kontratë. Inter do të përfitojë nga shitja e Onana-s 50 milionë euro, shifër që do ta investojnë menjëherë në merkatos, me shumë mundësi për të blerë Lukakun nga Chelsea.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×