Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne vazhdon rehabilitimin e tij pas dëmtimit të pësuar gjatë finales së Ligës së Kampionëve më 10 qershor, në atë takim ndaj Interit.
Sipas raportimeve të fundit, futbollisti (i cili e ka ndarë mendjen të të mos operohet) së bashku me stafin e Cityt kanë vendosur të shkojnë për një rikuperim konservativ dhe për këtë arsye fillimi i sezonit për mesfushorin belg është në rrezik.
Mesfushori Kevin De Bruyne është një nga të preferuarit e trajnerit Guardiola dhe sezoni që lamë pas ka qenë pothuajse perfekt për 31-vjeccarin. Ai numëron 8 sezone në Manchester.
()