Stephan El Shaarawy është një hap larg rinovimit të kontratës me Romën, por përpara se të vendoste në letër marrëveshjen deri në vitin 2025 me një opsion në vitin e tretë dhe një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, faraoni i lejoi vetes disa ditë pushimi në Greqi.
Së bashku me të edhe Ludovica Pagani, modelja, influencuesja, prezantuesja televizive dhe folësja në radio, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e saj të 28-të. Një udhëtim romantik i çiftit, që mbyllën një sezon poztiv në fushat përkatëse.
Pagani është nga Bergamo, por nuk bën tifo për Atalantën. Por ajo që ra më shumë në festën e ditëlindjes saj ishte shkrimi mbi tortë, me fjalët: Megjithatë, kam të drejtë unë!
Kjo ka nxitur ndjekësit e saj të shumtë duke komentuar se është pikërisht Pagani ajo që bën ligjin në çift, me sulmuesin e Romës që i është nënshtruar bukurisë dhe formave perfekte të modeles dhe prezantues italiane.
()