Personi që shihni në foto është autori i grabitjes së Exchange në Astir, i cili është shpallur në kërkim. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për fotot e Artan (Marius) Tafanit.
Burime zyrtare bënë me dije se është vënë në pranga shtetasin Enio Meçaj, i cili ka bashkëpunuar me autorin Tafani për të fshehur ngjarjen.
Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ndërsa 39-vjeçari ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi.
Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.
()