Pjesë e bandës së prodhimit dhe shitjes së kokainës, dënohet me 6 vite shqiptari në Belgjikë

Gjykata e Leuven në Belgjikë ka dënuar me gjashtë vite burg një shtetas shqiptar, i cili ishte pjesëtar i një bande kriminale.

Mësohet se i arrestuari ishte pjesë e një grupi të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e kokainës. Pjesa tjetër e bandës u dënua në vitin 2021 për veprat penale, në një kohë kur i pandehuri ishte në Shqipëri.

Ai është shprehur para drejtësisë se nuk kishte dijeni për padinë, ndërsa këtë vit u dorëzua te autoritetet belge.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×