Chelsea investojë afro 600 milionë euro në vitin e parë të Todd Boehly, por strategjia që ndoqën blutë nuk rezultoi efikase pasi mbyll një sezon të dështuar në çdo aspekt, mbi të gjitha jashtë Evropë. Drejtuesit e klubit londinez janë të detyruar të nisin edhe një herë gjithçka nga e para. Mauricio Pochettino ka si mision të parë të shfryjë një grup të mbipopulluar.

Në këto ditë të para nga Londra janë larguar lojtarë si Kalidou Koulibaly (Al Hilal), N’golo Kanté (Al Ittihad), Edouard Mendy (Al Ahly), Hakim Ziyech (Al Nassr), Mateo Kovacic (Manchester City) dhe Tiemoué Bakayoko. Janë vetëm një hap larg largimit lojtarë si Ruben Loftus-Cheek (Milan), Mason Mount (Manchester United), David Datro Fofana (Strasburgo), Kai Havertz (Arsenal).
Në dalje, në pritje të ofertës më të mirë, janë dhe shumë lojtarë të tjerë duke nisur nga Romelu Lukaku (Inter, Al Hilal), Trevor Chalobah (Inter, Premier League), Christian Pulisic (Milan), Carney Chukëeuemeka (?), Ethan Ampadu (?), Callum Hudson-Hodoi (?), Kepa Arrizabalaga (?), Conor Gallagher (?), Pierre-Emerick Aubameyang (?). Të gjithë mediat, bashkohen në një pikë, Armando Broja nuk është as në shitje e as në listën në dalje.
()