Lojtarët më të mirë argjentinas, kryeson Lautaro Martinez, Messi jashtë TOP-5

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është argjentinasi më i vlefshëm në botë për momentin, me vlerë 85 milionë euro.

Lautaro mbush 26 vjeç në gusht dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës, sakaq vlen të theksohet se ai arriti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve me zikaltërit pasi fitoi Coppa Italia dhe Supercoppa Italiana këtë edicion.

Martinez ka shënuar 28 gola në 57 ndeshje këtë edicion dhe ka dhuruar jo pak por 11 asiste.

Në vendin e dytë është Enzo Fernandez me 80 milionë euro vlerë, ndërsa më pas renditet Alexis MacAllister i Liverpool-it me 65 milionë euro. Nuk mund të lihen mbrapa as Cristian Romero dhe Julian Alvarez me 60 milionë euro.

Lionel Messi është vetëm i teti në listë dhe vlerësohet me 35 milionë euro, ndërsa Paulo Dybala i Romës plotëson top 10 me 30 milionë euro.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×