Muzikë e lartë pas mesnate, kundërshtoi policin, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

Arrestohet 45-vjeçari Melsi Shehu në Gjirokastër. Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçari u arrestuar për prishje të qetësisë publike, si edhe kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Njoftimi:

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×