Pas 4 ndeshjeve pezullim nga UEFA, Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A

Kohët kalojnë, Jose Mourinho mbetet i njëjti në lidhje me kontestimet ndaj gjyqtarëve. Pas ndeshjes ndaj Monzës më 3 maj, trajneri portugez u ndëshkua me karton të kuq dhe u shpreh se ishte arbitri kryesor Chiffi ishte më i dobët që kishte parë.

Pas këtyre fjalëve u hap një hetim dhe Mourinho është pezulluar për 10 ditë, duke filluar nga ndeshja e parë e Serie A në sezonin e ri. Për pasojë, portugezi do të mungojë në 2 ndeshjet e para të kampionatit të ardhshëm, ndërkohë që është gjobitur edhe me 50 mijë euro. Po e njëjta gjobë edhe për klubin verdhekuq.

Gjithashtu, janë pezulluar edhe trajneri i portierëve dhe asistenti i tij ndërkohë që Roma ka marrë një vendim që lidhet me mediat. Asnjë nga stafi i Romës nuk do të flasë para mediave në formë proteste. Vetëm pak kohë më parë, Mourinho u dënua me 4 ndeshje edhe nga UEFA për shkak të sjelljes në finalen e Europa League.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×