Arsenal humbi titullin vetëm në javët e fundit, por “topçinjtë” janë fiksuar pas idesë për të zbritur Man.City nga froni. Ekipi i Artetas e ka nisur “zjarr” këtë merkato vere teksa zyrtarizuan arritjen e marrëveshjes me Kai Havertz, një blerje top që shton dhe më shumë forcën e tyre goditëse në sulm:
“Është fantastike për mua të jem pjesë e këtij klubi, të jem pjesë e familjes së Arsenal. Ky klub ka një histori të madhe, por shpresoj të arrijmë shumë gjëra së bashku”, u shpreh Havertz gjatë prezantimit të tij duke shtuar:
“Mentaliteti i këtij klubi është i rëndësishëm, kjo ka qenë një nga arsyet pse në të kaluarën ka qenë e vështirë të përballej me këtë ekip. Objektivi është të fitojmë trofe dhe do të jap gjithçka për tifozët dhe për klubin. Mezi po pres të takohem me lojtarët dhe me stafin për të nisur punën në fazën përgatitore”, u shpreh Kai Havertz. Pasi arritën t’i marrin Chelsea-t sulmuesi gjerman për 65 milionë sterlina, Arsenal është shumë pranë zyrtarizimit të një tjetër goditje të madhe.

“Topçinjtë” thyen konkurrencën me Man.City duke rezervuar shërbimet e Declan Rice. Arsenal do të paguaj në arkat e West Ham 105 milionë sterlina, një shifër e jashtëzakonshme të cilën do ta paguajnë në katër vite me këste.
()