Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli për videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Shehi ironizoi kryemistrin Edi Rama, ku tha se ‘i kap dora përherë biznesmenë’ për poste të larta drejtuesish në politikë dhe jo mjekë apo arsimtarë.
“Kjo tregon se administrata shqiptare, ka ndodhur përherë dhe do ndodhë sërish. Ky njeri mund të hetohet për disa gjëra përtej saj. Është një njeri që nga hiçi, sot është milioner dhe thuhet se ka marrë mln euro tendera. Këtë do hetoja. Nuk di të ketë ndonjë biznes gjigant. Si ky ka shumë dhe kjo është dhimbja që kam unë. Ramës i kap dora përherë këta biznesmenët, në vend të ndonjë mjeku, arsimtari etj. Për ngjarjen e Gjicit, unë do hetojë një sërë njerëzish’, u shpreh ai.
()