Vriten babë e bir në Shkodër/ Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, sot i ekzekutuan, kush janë viktimat (Emrat)

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “” se janë vrarë me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç.

Mbrëmjen e kaluar dy viktimave, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×