Më në fund, Marcelo Brozovic i thotë “Po” ofertës nga Arabia Saudite. Mesfushori kroat bëhet “sheik”, firmos për Al-Nassr një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 100 milionë euro. Inter mbush arkën, merr 23 milionë euro nga kartoni i Brozovic. Arabia Saudite u përpoq të joshte edhe Romelu Lukakun, por belgu i ka thënë “Jo”. Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ka refuzuar një ofertë prej 120 milionë euro, shifra të jashtëzakonshme, një tregues i lartë i besnikërisë ndaj klubit zikaltër, pasi dëshira e tij është të rikthehet sa më shpejt në Milano:

“Arabia e çmendur”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. Me paratë e fituara nga shitja e Brozovic, Inter do tentojë të siguroj shërbimet e Davide Frattesi-t, i shumëkërkuar në Serie A. Lojtari preferon zikaltërit, por në të njëjtën kohë nuk i ka mbyllur derën ekipeve të tjera. Sassuolo kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij. Tani, në shtëpinë zikaltër tema kryesore është shitja e Onana-s. Man.United ia ka bërë të qartë drejtuesve të Interit se janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit kamerunas.
()