Braktiset një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë, policia në kërkim të trafikantëve

Braktiset një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë. Plantacioni shtrihej në një sipërfaqe prej përafërsisht pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba në komunën e Filiatonit.

Prita u ngrit nga oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë, për kapjen e personave të panjohur që po kultivonin një plantacion të madh fidanësh kanabisi, që rezultoi e dështuar.

Plantacioni, shtrihej në një sipërfaqe midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë së Filatit pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele. Në njërën, personat e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis gati për transplantim dhe në tjetrën u gjetën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë. Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.
()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×