Largimi nga Interi, Skriniar i emocionuar: Milano, shtëpia ime!

Çdo fillim e ka një fund. Milan Skriniar u largua pas 6 vitesh nga Interi. Mbrojtësi ka publikuar një video lamtumire për tifozët, pasi do firmosë me PSG në Francë.

“Vitet e fundit Italia, Milano dhe San Siro janë bërë shtëpia ime dhe e familjes sime, në stadiumin tonë kemi ndërtuar dhe festuar fitoren tonë më të bukur me Scudetton. Ishte vendi që mbrojta për 6 sezone, por ku fillimisht u ndjeva i mbrojtur, falë dashurisë dhe entuziazimit që më keni treguar gjithmonë ju tifozët dhe kjo do të mbetet e pashlyeshme në zemrën time.

Një mendim i veçantë shkon për shokët e mi, të gjithë trajnerët, për kompaninë dhe për të gjithë bashkëpuintorët që kanë kontribuar çdo ditë në rritjen time njerëzore dhe profesionale në këto gjashtë vite.

Faleminderit Inter për të gjitha emocionet që më keni bërë të ndjej, në fitore por edhe pas disfatave më të dhimbshme.

Faleminderit Inter! Faleminderit Milano! Me dashuri, Skri” – Shkruajti ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×