Sherr mes të rinjve në Tiranë, dy të plagosur, policia jep detajet

Sherr mes të rinjve në Tiranë. “” mëson se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Bëhet me dije se shtetasi A.D., është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×