“Territor i pastër”/ Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, asgjësohen 203 rrënjë droge

Zbulohet një tjetër parcelë me kanabis në Krujë. Finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjësuan 203 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12460 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 23-të të megaopacionit, në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×