Timothy Weah është bashkuar me Juventusin. Sulmuesi i njohur ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”, një kontratë deri në vitin 2028.
23-vjeçari vjen në Torino pas një përvoje me Lille. Weah, vlen të theksojmë, se nuk ka shënuar asnjë gol në sezonin që lamë pas. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e PSG dhe Celtic. Afrimi i lojtarit ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Allegri. Tifozët mezi po presin debutimin e tij dhe pritshmëritë janë të mëdha.
()