Milan është në kërkim të një sulmuesi. Klubi nga Milano është gati të nisë misionin e tij për të nënshkruar me Samuel Chukwueze, futbollist që aktivizohet në radhët e Villareal.
Tani kuqezinjtë do të kontaktojnë Villarrealin për të nisur negociatat. Spanjollët kanë vendosur një çmim prej 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij.
Milani planifikon të nisë negociatat me një ofertë prej 20 milionë eurosh, e më pas gjatë tratatitave mund të rritet propozimi. Futbollisti nga Nigeria ka luajtur 37 ndeshje sezonin e kaluar, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 6 herë.
()