Vllaznia po zhvillon fazën përgatitore në Bosnje-Hercegovinë. Shkodranët luajtën sot miqësoren e radhës, teksa nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Igman Konjiç.
Për shkodranët ky është testi i 3-të miqësor, pas barazimit 1-1 ndaj boshnjakëve të HSK Posusje dhe triumfit 4-0 ndaj HNK Medjugoren. Vllaznia kërkon që të kalojë turin e parë kualifikues të Conference League, ndaj një rivali si Linfield.
()