Neymar drejt rikthimit te Barcelona, problem është vetëm paga e lartë e brazilianit

Barcelona ka arritur marrëveshjen për Neymar, por ka një problem të madh që pengon zyrtarizimin e operacionit. Neymar la Spanjën për Francën në vitin 2017 për 222 milionë euro në atë që mbetet transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Por pas gjashtë viteve në Paris, klubi dhe lojtari duken gati për t’u ndarë. Chelsea dhe Manchester United janë ndër ekipet e interesuar për Neymar, por një rikthim në Camp Nou duket se është preferenca e sulmuesit. PSG dhe Barca kanë një marrëveshje për brazilianin.

Por paga e Neymar-it rezulton një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer dhe do t’i duhej PSG-së që të ndihmonte duke paguar një pjesë të saj. Ylli brazilian fiton rreth 700 mijë euro në javë dhe kjo ka i bërë edhe pronarët pasanikë të klubit francez që të kërkojnë të lirohen nga rroga e tij.

Por gjendja e rëndë financiare e Barçës nuk i lë ata në asnjë pozicion për të përballuar pagën aktuale të Neymar. Kjo situatë mund t’i shtyjë dy klubet të bien dakord për transferimin e lojtarit në Spanjë me formulën e huazimit nëse paga e lojtarit do të paguhet përgjysmë nga dy klubet.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×