Asnjë frenim i Manchester United ndaj portierit André Onana, me trajnerin Erik ten Hag që kërkon sa më shpejt ta ketë në skuadër. Interi kërkon 60 milionë për portierin kamerunas dhe është në pritje të ofertës nga anglezët.
Kontaktet mes drejtorit sportiv Piero Ausilio dhe David Harrison të United janë të vazhdueshme dhe oferta e parë nga Anglia është 45 milionë euro plus 5 bonuse. Onana vlen të paktën dhjetë më shumë për Interin, por të dyja palët mund të gjejnë një marrëveshje.
Në këtë mënyrë, zikaltrit do të buxhetonin një fitim kapital maksimal dhe do të mund të vazhdonin me operacionet e tjera të tregut të transfertave, para së gjithash në këtë kuptim blerjen e Romelu Lukakut nga Chelsea, me ofertën e një huazimi prej rreth 5 milionë eurosh dhe në fund për të paguar 30 milionë.
Po kush mund të vijë në vend të Onanës? Trubin i Shakhtar Donetsk dhe i ekipi kombëtar të Ukrainës është në balotazh me Giorgi Mamardashvili të Valencias.
()