Dinamo po punon për merkaton. Blutë kanë njoftuar se kanë nënshkruar me dy lojtarë. Kryeqytetasit kanë firmosur me Albion Markun dhe Rustem Hoxhën.
“Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”!
FC Dinamo njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri. Marku më herët ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga Dinamo tek skuadra e Teutës së Durrësit.
Rustem Hoxha vishet Blu.
FC Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha.
Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë.
Hoxha është një prodhim i Teutës ndërsa më herët ka luajtur edhe me Kukësin e Luftëtarin” – Shkruan klubi.
()