“Është kthyer në kuçedrën e digave”, Berisha me tone të ashpra ministres: Ku është Balluku, ndrikulla e energjisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për zbrazjen e digave dhe vjedhje ndaj shqiptarëve.

“Është kthyer në kuçedrën e digave”, tha më tej, referuar ministres Balluku.

“Po po ja ku është? Ku është zonja që është bërë si kuçedra e digave me Ramën. Që zbrisni digat për të vjedhur shqiptarët?  E shesin për të marrë paratë në bursë.
Ja kjo Balluku bashkë me Ramën, këta po vjedhin shqiptarët si kurrë më parë. Pa le më papagallin e Ramës. Si e lumturoi ai kunatin, si dhe kunati atë. Edi Rama firmos në kundërshtim me ligjin për 420 mln djegëse. Në kundërshtim me Kushtetutën firmos aferën e portit të Durrësit. Ku është kjo zv.kryeministrja? Kush është nga ata që kanë marrë një restot politik. Kush nga ata kanë vjedhur? Kush po i zbraz digat?

Kjo s’mund të jetë dita e drejtësisë, por e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi. Po Erion Veliaj? A nuk është ai njeriu që i dalin pallatet brenda natës? Është apo jo. Me cilën drejtësi vini ju në Parlament? Çlidhje keni ju me drejtësinë?”, u shpreh Berisha.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×