FOTOLAJM/ Nga përfaqësuesit e opozitës te figurat e njohura publike, kush është i ftuar në ceremoninë e pritjes së Bill Clinton

Gjatë ceremonisë së pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë nuk kanë munguar as figurat e njohura politike që janë ftuar për të qenë prezentë fizikisht.

Para kryeministrisë janë pikasur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndër figurat e tjera politike kanë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, Agron Duka, Agron Gjekmarkaj dhe Fatmir Mediu ndër të tjerë.

Po ashtu prezentë kanë qenë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, por nuk kanë munguar as figura të njohura publike, mes tyre edhe Princ Leka.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×