‘Luarasi u krijua si një universitet lidershipi’, dekani Bara: Kanë filluar regjistrimet para, fluksi në rritje

Dekani i Universitetit Luarasi, Petrit Bara i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për vitin akademik 2022-2023, teksa zbuloi detaje për vitin e ri akademik.

Bara bëri me dije se tashmë kanë filluar regjistrimet për vitin e ri akademik, teksa shtoi se interesimi i studentëve është tepër i lartë. Në lidhje me aplikimet, dekani zbuloi se do të ketë vetëm dy raunde, teksa i bëri thirrje studentëve që të aplikojnë.

“Luarasi u krijua si një universitet lidershipi. Këtë vit është shtuar stafi akademik dhe godinat janë të pajisura me laboratorë dhe gjithçka të nevojshme. Tashmë kanë nisur regjistrimet e para në stomatologji, infermieri etj. Fluksi vjen duke u rritur. Është bërë një punë e mirë shkencore. Këtë vit do të hapin kolegje kualifikimi 1 vjeçar apo është 2 vjeçar. Profesionistë të kualifikuar në fusha të ndryshme nuk ka. Ndaj duhet të ketë infermieri në fushën e mamisë, logopedisë, etj. Mastarit shkencor dhe profesional do ia drejtojmë këtyre. Ky është misioni i Luarasit. Jemi në bashkëpunim edhe me Universitetin e Sapienzës, përveç atij gjerman. Këtë vit do ketë vetëm 2 raunde ndaj u bëjmë thirrje studentëve që të aplikojnë. Sot na ka ardhur dhe udhëzimi nga Ministria e Arsimit për kriteret. Ne jemi të gatshme të vijojmë misionin tonë”, u shpreh Bara.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×