Nga Chiesa te Vlahovic, yjet bëjnë gati “valixhet”, por Milinkovic-Savic i shpreh dashurinë Juves

Me Guintolin si drejtor të ri sportiv, balancat në shtëpinë e Juves pritet të ndryshojnë, të paktën për mënyrën se si do të zhvillohet merkato në hyrje pasi në dalje emrat mbeten të njëjtë. Fedreico Chiesa është me një këmbë jashtë Torinos, mes tij dhe Allegrit marrëdhënia nuk ka ndryshuar, mbetet e ftohtë. Sulmuesi “azzurr” vjen pas një viti ku pjesën më të madhe e kaloi në infermieri, vetëm 4 gola. Nëse në tavolinën e Guintolit vjen një ofertë prej 60 milionë euro, Chiesa mund të largohet. Për të interesohen ekipe si Newcastle, Aston Villa, Liverpool, Bayern Munich dhe PSG. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb mbylli një sezon zhgënjyes me 13 gola duke bërë që ofertat për serbin të ulen ndjeshëm.

Juve 1
Juve 1

Sipas La Gazzetta dello Sport, klube si Atletico Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich kanë zhvilluar sondazhe, por asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka ndërmend të ofrojë 80 milionë euro, aq sa kërkon Juventus. Në lidhje me merkaton në hyrje, objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” mbetet Milikovic-Savic.

Sergej Milinkovic Savic 2 Scaled E1634817883576
Sergej Milinkovic Savic 2 Scaled E1634817883576

Sipas Tuttosport, mesfushori i ka shprehur besnikëri Juves, tani ose flas në fund të këtij sezoni do të vesh fanellën bardhezi. Përballë një fakti të tillë, presidenti Lotito ka ulur pretendimet për zbulimin e Igli Tare, tani është i gatshëm ta lë të lirë edhe për 40 milionë euro, në mënyrë që të mos e humbas falas në 2024.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×