Është zhvilluar sot pritja zyrtare për ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili mbërriti në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë pritjes së tij, të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë prezentë krahas shumë figurave politike, edhe ish-krerët e shtetit. Ndërkohë është vënë re mungesa e Presidentit Bajram Begaj, i cili ka qenë i ftuar, por nuk dihet se përse nuk ka marrë pjesë.
Sakaq, në këtë ceremoni nuk ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha.