Urdhra mbrojtjeje dhe çështja në SPAK/ ‘Mollë sherri’ një rrugë, gruaja nga Fieri denoncon dhunën nga i vëllai

Kërcënime me jetë e dhunë fizike. Eshte kjo situata qe shoqëron prej rreth 20 vitesh Velentina Nuhajn e familjen e saj. Një konflikt shumëvjeçar me vëllanë i është kthyer në makthin me të madh, madje tashmë ndjehet e pa mbrojtur dhe e rrezikuar përditë e më shumë.

Valentina Nuhaj, banuese ne “Lagjen e Re” ne Patos , prej 20 vitesh është në sherr të vazhdueshëm me familjen e të vëllait, për shkak të një rruge që kalon para banesës së tyre që në urbanistikën e Patos rezulton tokë truall e familjes Velaj. Konflikti ka gjeneruar jo vetëm në dhunë verbale e psikologjike, por edhe në dhunë fizike. Përballë kësaj situate familja Velaj ka kërkuar urdhër mbrojtje, i cili nuk e ka qetësuar aspak situatën. Valentina tregon se ka venë në dijeni të gjitha hallkat institucionale dhe të drejtësisë, deri te SPAK, të cilat deri me sot, sipas saj, nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje kësaj situate.

Sikur të mos mjaftonte kjo, stresi i vazhdueshëm ka bërë që Valentina të kaloj në gjendje degresive e të kurohet për disa sëmundje. Sipas familjes Velaj, në kushtet ku ndodhen janë të frikësuar të shkojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa edhe fëmijët janë larguar, për të shmangur konfliktet, edhe pse kërcënimet për jetë janë të vazhdueshme.
()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×