Akuzohej për abuzim me tenderat, gjykata shpall të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë Pogradec

Gjykata ka shpallur ditën e sotme të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar lajmin për , teksa mësohet se avokati Sokol Hazizaj ka bindur trupën gjykuese për pafajësinë e klientit të tij.

Kujtojmë se Eduart Kapri ishte arrestuar dhe gjykohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga ana tjetër, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook