Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Durrës. 39-vjeçari A.R., është gjetur pa jetë në një automjet. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.
()