Kukësi luajti sot një ndeshje miqësore. Verilindorët u mundën 2-1 nga Gjilani, në sfidën e luajtur në “Kukësi Arena”. Takimi ishte mjaft i luftuar, por në fund ia doli të triumfojë skuadra kosovare.
Një vëmendje e Kukësit është edhe nga merkato. Klubi ka zyrtarizuar largimin e shumë futbollistëve, ndërsa të paktë kanë qenë ata që janë afruar në skuadër. Në sezonin e ri, synimi është pozicionimi sa më mirë i mundshëm në tabelë, pas një edicioni negativ.
()