Mëngjesi i çmendur pas transferimit të Messit, David Bekham: U zgjova me një milion mesazhe në celularin tim

Inter Miami siguroi një transferim sensacional. Klubi amerikan i MLS ia doli të afronte Lionel Messin. David Beckham, bashkëpronar i Inter Miami, duke folur për këtë temë, zbuloi detajet e një mëngjesi të  cilin ai e cilësoi të…çmendur.

“Disa javë më parë, u zgjova me një milion mesazhe në telefonin tim dhe mendova: “Çfarë ndodhi?”. Normalisht nuk marr shumë mesazhe. Më pas e pashë lajmin, padyshim që nuk ishte lajm për mua”.

“Gjithmonë kam thënë që nëse do të kisha mundësi do të sillja në Miami lojtarët më të mirë, pavarësisht moshës. Kur një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, i cili ka fituar gjithçka dhe është ende një futbollist i madh, shprehu dëshirën e tij për të luajtur për ekipin tim, ishte një moment i mrekullueshëm” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×