Paris Saint-Germain ka thirrur një konferencë shtypi për nesër, e para e sezonit të ri live nga qendra e re sportive Poissy. Sipas të gjitha gjasave, duke pasur parasysh praninë thuajse të sigurt të Nasser al-Khelaifi, do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Luis Enrique, trajnerit të ri të skuadrës pariziene i cili do të pozicionohet në vend të Christophe Galtier, me të cilin aktualisht po kërkohet një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës.
Në shtëpinë e kampionëve të Francës ka mjaft çështje që nuk kanë marrë akoma drejtim. Temë e nxehtë mbetet shitja apo qëndrimi i Kylian Mbappe, ndërsa thuhet se klubi francez do të bëjë disa afrime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.
()