Redon Xhixha ishte protagonist me skuadrën e Qarabag-ut në miqësoren kundër CSKA Sofien.
Në minutën e 42’, sulmuesi mori topin brenda zonës dhe i vetëm me portierin nuk gaboi, duke kaluar në avantazh skuadrën azere, që i mjaftoi për t’i dhënë fitoren ndaj bullgarëve. Ky është goli i tretë i ish-it të Tiranës me skuadrën e Qarabag-ut, nga të cilat vetëm një është në ndeshje zyrtare.