Zyrtare, Dortmund gëzon tifozët, një mesfushor gjerman për verdhezinjtë

Borussia Dortmund përforcohet me një mesfushor. Klubi verdhezi ka njoftuar tifozët se mesfushori gjerman, Felix Nmecha është afrimi më i ri në skuadër.

Nmecha është një njohës i mirë i Bundesligës, pas vjen nga “Ujqërit” e Wolfsburg, skuadër me të cilën u aktivizua për dy edicione me radhë. Sa i takon shifrave të operacionit, Nmecha ka kushtuar 30 milionë euro dhe kontrata e tij vlen të paktën deri në vitin 2028.

“Felix Nmecha është një lojtar i shpejtë, i aftë teknikisht dhe fizikisht i fortë që do të pasurojë mesfushën tonë me profilin e tij, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai u rrit te Manchester City dhe bëri emër në Wolfsburg sezonin e kaluar”, tha drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×