Zyrtare, klubi i Ligue 1 me trajner të ri, kontratë deri në vitin 2025

Monaco ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi nga Principata ka vendosur që t’i besojë pankinën teknikut nga Austria, Adi Hutter.

Hutter vjen pas një përvoje te Borussia Moenchegladbah, ndërsa më parë ka qenë në krye të skuadrave si Salzburg, Young Boys dhe Frankfurt. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një akord që do jetë i vlefshëm deri në vitin 2025.

“Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim Adi Hütter në AS Monaco. Vitet e fundit Adi e ka dëshmuar veten në kampionate të ndryshme por edhe në skenën kontinentale. Këto përvoja të ndryshme dhe një profil i karakterizuar nga një stil i gjallë dhe largpamës, korrespondojnë me të gjitha aspektet me atë që ne presim për të arritur një moment historik me ekipin e parë” –  Tha drejtori Thiago Scuro.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×