EKSKLUZIVE/ Atentati në Krujë, shoqërohet Valter Bami dhe dy të tjerë

Shoqërohet në polici Valter Bami, për atentatin në Krujë.  Lajmi u konfirmua për ‘’ nga gazetarja Klodiana Lala. Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet.

Gjithashtu bëhet me dije se ditën e sotme janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin. Sakaq policia më herët ka bërë kontroll në banesën e tij.

Kujtojmë se Valter Bami shoqërua një ditë më parë bashkë me vëllanë e tij Durim Bami dhe më pas u liruan nga policia, pasi u pyetën lidhur me atentatin ndaj Gentian Bejtjes ku mbetën të vrarë kunati i këtij të fundit Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç.

Ndërkohë policia është tejet e rezervuar për të dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Atentati në Krujë, ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat.

Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×