EMRAT/ Sherr i rëndë pranë Krujës, 2 persona dhunohen me sende të forta për një gurore

Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sakaq, mësohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy anëtarët e fisit Maja raportohet se janë përplasur fizikisht me anëtarët e fisit Rraja, të cilët dyshohet se kanë dhunuar dy të plagosurit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×