“Mos u sillni si edukatore kopshti, nuk i shkon një zonje”, Bardhi replikon me Felajn: Skena të tilla ndodhin vetëm me ju, s’keni pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka replikuar me zëvendës kryeparlamentaren Ermonela Felaj, pasi kjo e fundit iu kundërvu kolegut të tij demokrat Asllan Dogjani.

Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë të heqe dorë nga sjellja si “edukatore kopshti”, ndërsa e cilësoi veprimin për të cilin ajo akuzonte Dogjanin si “ndonjë shkelje jo aq e madhe”.

Ai vijoi duke i thënë se në këtë mënyrë ajo nuk shfaq pushtet dhe se skena të tilla ndodhin vetëm kur Felaj drejton seancën dhe jo kur atë e drejton Lindita Nikolla.

“Hiq dorë nga sjellja si edukatore kopshti. Nuk jemi në kopsht këtu. Deputetët ishin prezentë dhe nuk kishin dijeni se 7 kolegë të regjistruar në rendin e ditës ishin tërhequr. Nuk është ndonjë shkelje aq e madhe e rregullores. Skena të tilla ndodhin sa herë drejtoni ju seancën plenare, nuk ndodhin kur është kryetarja e parlamentarit. Nuk keni pushtet që drejtoni seancën, nuk është pushtet. Hiqni dorë nga kjo sjellje zonja Felaj se nuk i shkon për shtat një zonje. Kjo ju shërben vetëm juve për të na treguar sa forcë keni. Por neve nuk pyesim për këtë”, u shpreh Bardhi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×