Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik.
Në kuadër të turit Ballkanin për Procesin e Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ndërkohë gazetari Ergys Gjonçaj raporton për News24 informacione më të detajuar për vizitën e Ramës në Kosovë.
“Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Rreth orës 17:15 do të ketë një takim me Konhucën. Rama është në pritje të një përgjigje pozitive nga kryeministri i Kosvës, Albi Kurti. Deri më tani nuk kemi një përgjigje pozitive nga zyra e Kurtit. Mungesa e këtij takimi do të thellonte më tej ndarjen mes dy vendeve. Rama u përpoq të bënte një lëvizje para. Mundësitë që Rama dhe Kurti janë të ulëta. Kryetari i Këshillave të Ministrave kanë një peshë më të madhe për zhvillimin e këtyre takimi. Mungesa e këtij takimi nuk do shihet si një sinjal pozitiv. Pra kemi një sinjal jo të mirë për takimin mes Ramës dhe Kurtit”, raporti Gjençaj.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!
Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Kryeministri u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.
()