VIDEO/ “T’ju vijë turp, a keni fëmijë?”, studenti “shuplakë” deputetëve: Ju vidhni për vete, ne na hiqni të ardhmen

Një moment i pakëndshëm sot pas seancës plenare për disa nga parlamentarët shqiptarë që janë përballur me një nga studentët e mjekësisë. Deputetët kanë dalë nga parlamenti pasi protesta e studentëve të Universitetit të Mjekësisë kundër pr.ligjit të qeverisë kishte përfunduar.

Por një prej studentëve ka qenë ende aty i pranishëm dhe iu është drejtuar me akuza të forta deputetëve, duke iu thënë disa herë “turp t’ju vijë”.

I vetmi që ka përgjigjur dhe i ka kërkuar të flasë me edukatë ka qenë deputeti i PS në Vlorë Ilir Metaj, teksa studenti ka vijuar t’i drejtohet atij dhe të tjerëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×