Gurorja u bë ‘mollë sherri’ mes fisit Rraja dhe Maja, publikohen pamjet nga shpërthimi i fuqishëm pranë banesave në Borizanë

Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë  nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja.

Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.

Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×