Çështja e Romelu Lukakut po kthehet në telenovelë. Së fundmi klubi zikaltërit i ka ofruar Chelseat 30 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit që luajti si i huazuar në Milano në edicionin e kaluar.
Pasi shqyrtuar propozimin, Blutë e Londrës vendosën të kthejnë përgjigje negative. Chelsea nuk bie nga kërkesat e veta dhe dëshiron hiç më pak se 45 milionë euro. Juventus po monitoron situatën dhe është gati të përfitojë nga momenti në moment, nëse tratativat dështojnë përfundimisht.
Belgu shënoi 14 gola në 37 ndeshje për Interin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar zikaltërit të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duke dhënë një kontribut të çmuar për të fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.
Chelsea have rejected Inter Milan’s latest bid for Romelu Lukaku and are seeking a fee in the region of €45million (£38.5m, $49.4m).#CFC
More from @liam_twomey ⬇️https://t.co/cDJJqkRvN7
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 8, 2023
()