E transportonin me autobus, goditet banda kriminale në Itali, droga sigurohej nga shqiptarët, katër të arrestuar

Goditet organizata kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se banda ishte e përbërë nga një grup prej katër personash, mes të cilëve edhe një grua. Nga hetimet u zbulua se ky grup kishte shtrirë aktivitetin në vende të ndryshme dhe se përdornin disa apartamente për të fshehur ngarkesën e drogës.

Disa prej të cilave ndodheshin në Vittorio Scialoia në lagjen milaneze të Affori. Ndërkohë droga transportohej me autobus. Banda kishte kontakte të drejtpërdrejta me furnitorë shqiptarë nga të cilët arrinin të blinin drogë me çmime të favorshme.

Ndër të tjera gjatë hetimeve, rezultoi se banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×