Koha e pritjes mbaroi. Interi Miami do të prezantojë Lionel Messin para tifozëve të vet me datën 16 korrik. Klubi i MLS ka menduar për të bërë një organizim fantastik në DRV PNK Stadium (Fort Lauderdale), në një impiant të mbushur plot e përplot me tifozë.
Prezantimi zyrtar i shtatë herë fituesit të Topit të Artë ka një domethënie speciale, sidomos në aspektin e marketingut. Lionel Messi, pas eskperiencave te Barcelona dhe PSG, është gati që të dhurojë spektakël edhe në Amerikë. Pritshmëritë janë të mëdha dhe tifozët po presin me padurim debutimin e argjentinasit.
()