Sërish aksion në Tapizë dhe Nikël, rreth 100 efektivë të FNSH në terren

Sërish mëngjesin e sotëm forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës. Gazetari Igli Celmeta raporton për se në aksion kanë marrë pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.

Aksioni i sotëm ka vijuar në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Rreth 100 efektivë kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.

Janë kontrolluar disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku janë shoqëruar disa persona.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×