E RËNDË/ Vdesin në spital burrë e grua, u përplasën nga autobusi në Shkodër (EMRAT)

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×